Kryeministri Edi Rama, pavarësisht axhendës së ngjeshur me takime elektorale, nuk ka nguruar që t’u kthejë përgjigje edhe ndjekësve të tij në ‘Facebook’.

Këshu, mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili pohon se Rama pavarësisht se qeveris keq, mbetet më i miri ndër të këqijtë. Mes të tjerash me ironi qytetari vijon më tej, ndërsa i shkruan kreut të qeverisë, kryetar i PS-së, se ky i fundit meriton të bëhet demokrat. Kaq ka mjaftuar që Rama t’ja kthejë ‘flakë për flakë’ komentuesit, ndërsa i sugjeron atij që të bëjë joga.
Rama koment
KOMENTUESI: Te qeverisesh kaq keq dhe te mbetesh ti me i mire ne te këqijtë …E meriton me u bere DEMOKRAT !!!

RAMA: Ahmet, bej ushtrime yoga per frymemarrjen qe te oksigjenosh gjakun dhe lehtesosh trurin nga toksinat, se kur s’te pelqen as Sheshi Skenderbej s’ka per te te pelqyer dot asgje ne bote pervec vetes?
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: