Një talent dhe i palodhur në mesin e fushës dhe një njeri me zemër dhe vlera të mëdha jashtë saj.

E kemi fjalën për mesfushorin 20-vjeçar Kristjan Asllani, që ka mahnitur “Serie A” këtë edicion me performancën e tij. Mesfushori ka bërë 90’ shumë të mira me kombëtaren shqiptare, në miqësoren ndaj Gjeorgjisë.

Pas takimit, ai është ndalur për të takuar tifozët kuqezi, të cilët e kanë vlerësuar së tepërmi këtë gjest.

Futbollisti ka marrë lëvdata nga tifozët, që në kor pas takimit nisin të thërrisnin emrin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb