Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, së fundmi ka konfirmuar se është prekur nga koronavirusi.

Atij i janë drejtuar shumë mesazhe – edhe nga Kosova, duke i uruar që të shërohet sa më parë nga COVID-19. Nga Kosova përmirësimi i gjendjes shëndetësore po i urohet edhe përmes billbordeve.

Një i tillë është vendosur në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës, në magjistralen që lidhë Prishtinën me Pejën.

“Shërim të shpejtë, President! Të kemi në mendje”, shkruan në billbordin e vënë me portretin e presidentit amerikan, ku në prapavijë janë vendosur flamuri i Kosovës dhe ai i SHBA-së.

Iniciativën e vënies së këtij billobordi e ka ndërmarrë, Naim Murseli, i cili ka thënë se me paratë e kursyera ka vendosur që t’i dëshirojë Trumpit shërim sa më të shpejtë, përmes kësaj forme, transmeton Klan Kosova.

“Kam përdorur kursimet e mia për këtë reklamë të madhe dhe të shtrenjtë, që të vendosej afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës për të nderuar Presidentin Trump dhe qytetarët amerikanë”, ka shkruar Murseli në Twitter. “Populli i Kosovës i uron Presidentit shëndet dhe shërim të shpejtë. Zoti i bekoftë dy vendet tona”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: