Xhani Demnika është djali që ndodhet gjithmonë aty ku është muzika, ku janë Vip-at shqiptarë, por rrallë herë e dëgjon të flasë për familjen edhe pse shumë aktiv në media dhe rrjete sociale.

Në një intervistë ndryshe për News24 me moderatoren Çenkuela Hasa, Xhani ka zbuluar pse ka bërë këtë zgjedhje.

“Kam kaluar ankthe, strese, bullizma, jam paragjykuar. Një që mbaj mend është kur kam qenë i vogël më kanë thënë ti nuk mund të ecësh kurrë në jetë, se je me një prind, se mua babi më ka vdekur,  se s’ke krahë. Kjo gjë më vriste shumë, dhe e kam përjetuar”, u shpreh Xhani

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: