Francezët janë solidarizuar dhe mobilizuar sot në mitingje në gjithë vendin për të mbështetur mësuesin Samuel Paty, i cili u vra pasi u tregoi në shkollë nxënësve karikatura për profetin Muhamed.

Deri më sot janë arrestuar 11 persona, teksa Presidenti i vendit Emanuel Macron e cilësoi ngjarjen që tronditi vendin si një sulm terrorist.

Në gjithë vendin francezët janë mbledhur për të vajtuar mësuesin e ndjerë, si dhe për të ngritur zërin në mbrojtje të lirisë së fjalës.

Në sheshin ”Place de la République” në Paris si dhe në qytete të tjera qytetarët kanë dalë me pankarta ”Unë  jam Samuel”, ”Unë jam mësues”, ”Unë jam profesor”. Madje qytetarëve iu bashkuan dhe kryeministri i vendit, Jean Castex dhe kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo.

Samuel Paty u vra dy ditë më parë nga një nxënës refugjat çeçen por i lindur në Moskë, vetëm 18 vjeç që i preu me thikë kokën mësuesit pasi ky i fundit nxori në klasë karikatura për profetin Muhamed si shembuj të fjalës së lirë. Pas vrasjes, autori u vra nga Policia franceze teksa janë arrestuar tashmë dhe 10 të tjerë si të dyshuar për përfshirjen në ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb