Vdekja makabër e një studenti 19-vjeçar në Universitetin e Misurit në SHBA, është duke shkuar drejt zbardhjes, me prindërit e tij që kanë paditur dy djem të rinj që si autorë të ngjarjes.

Djali në fjalë mbeti i verbër dhe i paaftë për të ecur apo folur pasi u detyrua pinte një shishe gjigande me alkool.

Dhe për këtë ngjarje, familja e Danny Santullit akuzon Samuel Gandhi dhe Alec Ëetzler, duke pretenduar se ata e detyruan të birin e tyre që të pinte derisa zemra e tij ndaloi së rrahuri, në tetorin e kaluar.

Familja tregon se si Gandhi dhe Wetzler shënjestruan djalin e tyre dhe më pas e lanë atë të vdekur në një divan, ku ai ndaloi së marrë frymë. Përfundimisht, ai u dërgua në spital, por deri atëherë Danny kishte pësuar dëmtime të rënda të trurit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tani, ndodhet në shtëpi nën kujdesin e nënës së tij, e cila la punën e saj si bankiere për t’u kujdesur për të me kohë të plotë, ndërsa mjekët thonë se ai nuk ka gjasa të ecë apo të flasë më.

Ndërkohë sa i përket autorëve, Wetzler është akuzuar për furnizim me alkool për një të mitur, por askush tjetër nuk është akuzuar penalisht për incidentin. Gandhi është një student i arkitekturës që do të diplomohet vitin e ardhshëm.

Padia kundër tyre detajon se si ata dhe të i jepnin me forcë birrë Santullit, ndërsa kur humbi mendjen dhe pësoi arrest kardiak, më në fund e çuan në spital. Sipas padisë, dyshja donin ta bënin natën të paharrueshme, kështu që e mbushën shtëpinë me ‘kokainë, marihuanë dhe alkool’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: