Kreu i Amazon Jeff Bezos dhe e dashura e tij Lauren Sanchez janë fejuar, sipas një raporti të Page Six.

Thashethemet se Jeff dhe Lauren e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre nisën kur 53-vjeçarja u pa me një unazë diamanti.

Çifti aktualisht ndodhet në jug të Francës për Festivalin e Filmit në Kanë. Të dy qëndrojnë në jahtin luksoz të manjatit, harku i të cilit është zbukuruar me një sirenë që duket si Sanchez. Miliarderi 59-vjeçar dhe gazetarja kanë qenë të pandarë që kur nisën lidhjen në vitin 2018.

Lajmet se ata ishin çift shpërthyen në vitin 2019, por të dy mbajtën një profil të ulët pasi divorci i Bezos nga gruaja e tij, Mackenzie Scott, ishte ende në pritje.

Sanchez lavdëruan Bezos në një intervistë me WSJ janarin e kaluar. “Jam shumë e lumtur, ai më frymëzon çdo ditë, më bën një person më të mirë çdo ditë – ai është personi më i mirë që kam njohur”, tha ajo për revistën.

Në postimin e saj për ditëlindjen e tij ajo kishte shprehur publikisht dashurinë e saj. “Gëzuar ditëlindjen burrit të ëndrrave të mia, që më ndriçon botën me të qeshurën dhe zemrën e tij të mirë”, ka shkruar ajo në Instagram për të vazhduar: Faleminderit që jeni gjithmonë pranë meje dhe më mbështesni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: