Drejtori i përgjithshëm i gjigantit të tregtisë elektronike “Amazon”, Jeff Bezos, premtoi 10 miliardë dollarë për luftën kundër ndryshimeve klimatike.

“Unë dua të punoj krah të tjerëve, si për të forcuar mënyrat e njohura ashtu edhe për të eksploruar mënyra të reja luftimi kundër ndikimit shkatërrues të ndryshimit të klimës në këtë planet që të gjithë ne e ndajmë”, shkruajti ai në Instagram.

“Iniciativa ime do të financojë shkencëtarë, aktivistë, organizata joqeveritare dhe aktivitete të tjera për mbrojtjen e natyrës”, shtoi Bezos, duke theksuar se Toka mund të shpëtohet nëpërmjet bashkëpunimit të kompanive, shteteve, organizatave globale dhe individëve.

“Toka është e vetmja gjë që të gjithë ne kemi të përbashkët, le ta mbrojmë së bashku”, deklaroi Bezos.

Sipas revistës “Forbes” me qendër në SHBA, Bezos është personi më i pasur në botë me një pasuri personale prej 131 miliardë dollarësh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb