Në profilin e tij zyrtar në “Facebook”, ministri Klosi ka publikuar videon promovuese për Shqipërinë. Postimi që ka arritur mbi 1 mijë shikime në 1 orë sjell një panoramë të mrekullueshme të Shqipërisë turistike duke u mbyllur me fjalët “Shqipëria-ndiq udhën tënde”.

Video duket se është pëlqyer po aq sa edhe thirrja e ministrit të turizmit dhe mjedisit që shkruan: “Jehoje edhe, ti në profilin tënd” duke u kërkuar të gjithë ndjekësve në rrjetet sociale që ta shpërndajnë sepse siç thotë ai: “Shqipëria meriton vëmendje. Turistët meritojnë Shqipërinë!”.

Dhe thirrja e tij duket se ka funksionuar pasi thuajse në çdo minutë ka një share (shpërndarje) ose nëse do t’i referoheshim fjalës që ka përmendur vetë Klosi, ka 1 “jehonë” për 1 minutë.
Edhe qëllimi i eventit “Od”a me 200 emra të shquar shqiptare jashtë vendit, ishte ngritja e rrjetit të blogerave për promovimin e Shqipërisë turistike.

Grimeri Mario Dedivanovic i cili u nderua me çmim në eventin “ODA”, ka postuar në rrjete sociale, një fotografi me çmimin në duar duke falënderuar të gjithë shqiptarët, Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, organizatorët për çmimin. “Faleminderit ODA për këtë nder Shqipërisë dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, si dhe gjithë shqiptarëve në gjithë botë për mbështetjen që më japin gjithmonë. Ndjehem shumë krenar”, ka shkruar Mario.

Mario ishte një nga artistët e vlerësuar me çmimin Oda, në eventin me të njëjtin titull, që u mbështet nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Në këtë event ministri Klosi krijoi edhe Rrjetin e blogerave shqiptarë për promovimin e turizmit në Shqipëri duke vlerësuar një klikim në profilet e VIP-ave më të dobishëm se e dhjetëra panaire, takime zyrtare apo para të shpenzuara për promovim.
Mario Dedivanovic i cili njihet si grimieri personal i Kim Kardashian kishte ardhur pak ditë më parë në Shqipëri për të qenë pjesë e eventit “ODA” që u organizua në Pallatin e Brigadave në Tiranë më datë 20 janar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: