TIRANË

Në kuadër të Javës së Flamurit, Biblioteka Kombëtare ka çelur ekspozitën retrospektive, të titulluar, “Jehona e pavarësisë në shtypin e kohës”.

Shumica e artikujve i bëjnë jehonë shpalljes së Pavarësisë, ndërsa njofitmet e para u dhanë nga shtypi jashtë vendit, kryesisht në diasporë.

Ekspozita shfaq gazeta dhe artikuj të periudhës nëntor 1912- dhjetor 1913, ndërsa organet e para të shtypit shqiptar në vend dolën pas shapljes së pavarësisë.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 30 nëntor në katin e parë të Bibliotekës Kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: