Jemen- Të paktën 43 persona të vdekur dhe qindra të plagosur janë shënuar qytetin Mukalla në jug të Jemenit.

Sipas të dhënave nga mediat dhe forcat e sigurisë, 3 sulme të njëpasnjëshme janë shënuar në Mukalla duke shënuar një masakër.

Sulmet në Mukalla janë marrë përsipër nga Shteti Islamik nëpërmjet agjencisë së tyre të lajmeve ‘Amaq’.

Sipas ‘Amaq’ sulmet e Shtetit Islamik kishin si objektiv forcat e ushtrisë së Jemenit.

Sulmet janë bërë në momentin që forcat ushtarake ishin duke hapur edhe iftarin duke qenë se ishin me agjërim, në kuadër të muajit të Ramazanit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb