JEMEN-Konflikti në Jemen ka shkaktuar më shumë se 1 200 të vdekur dhe më shumë se 5 000 të plagosur që prej mesit të muajit mars, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë OBSH.

 

“Nga 19 marsi deri më 27 prill, ka pasur 1 244 të vdekur të konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe 5 044 të plagosur”, theksoi agjencia sanitare e OKB-së në një raport për situatën.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë nënvizoi përveç të tjerave se situata në Taëz vazhdon të përkeqësohet për shkak të luftimeve të dhunshme në zonat residenciale.

 

Përveç të tjerave, pjesa më e madhe e rrugëve që lidhin kryeqytetin Sanna me rajonet e Adenit, Taëzit, Al-Dhale dhe Lahj janë gjithmonë e më shumë më pak të mbërritshme, gjë që limiton shpërndarjen e medikamenteve.

 

(a.n/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: