Të paktën 10 ushtarë kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit me raketë të rebelëve Huthi në Jemen, gjatë një ceremonie të diplomimit të forcave Hizam al-Amni, të mbështetura nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, rebelët Huthi të mbështetur nga Irani, shënjestruan ceremoninë e forcave Hizam al-Amni në qytetin Dali me dronë të armatosur.

Në sulm kanë humbur jetën 10 ushtarë, në mesin e të cilëve edhe komandantë, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Rebelët Huthi nuk dhanë deklarata në lidhje me sulmin.

Jemeni është përfshirë nga lufta civile që nga viti 2014, kur rebelët Huthi pushtuan pjesën më të madhe të vendit, përfshirë kryeqytetin Sana.

Konflikti u përshkallëzua edhe më tej kur Arabia Saudite dhe aleatët e saj, përfshirë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, filluan një fushatë masive ajrore që synonte pengimin e avancimit të rebelëve Huthi dhe mbështetjen e qeverisë pro-saudite të vendit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb