JEMEN- Rebelët shiitë dhe aleatët e tyre kanë goditur pa dallim zonën në veri të qytetit të Adenit, në jug të Jemenit duke vrarë të paktën 45 njerëz.

Qindra njerëz janë larguar sot nga Dar Sad, në veri të qytetit Aden, nga sulmet intensive me granata.

Së paku 45 njerëz të cilët besohet të jenë civilë, janë vrarë gjatë këtij sulmi kanë thënë zyrtarë anonimë për AP, shkruan “RTK”.

Rebelët shiitë janë duke luftuar për të shtypur ofensivën e ushtrisë luftëtarëve lokalë, të mbështetur edhe nga sulmet ajrore të forcave të koalicionit të udhëhequra nga Arabia Saudite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: