Dy persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në qytetin Aden, deklaroi ministri i shëndetësisë, Nasser Ba’aom.
“U raportuan pesë raste me koronavirus, duke përfshirë dhe dy viktima,” theksoi Ba’aom për Jemen TV.
Pesë rastet u njoftuan të mërkurën, duke e çuar në gjashtë numrin e përgjithshëm të të infektuarve, pasi vendi kishte raportuar më parë një rast të konfirmuar në provincën lindore të Hadramaut. Gjatë kësaj kohe pacienti i parë u shërua.
Ba’aom theksoi se simptomat e COVID-19 janë të ngjashme me sëmundje të tjera si ethe, gulçim, duke rezultuar edhe ne vdekje.
“Të gjitha viruset kanë simptoma të ngjashme”, tha ai, duke shtuar se rastet e konfirmuara u testuan dy herë dhe u deklaruan si të infektuar me koronavirus.