ADEN- Forcat e Jemenit, të mbështetura nga koalicioni arab, filluan dje një ofensivë të gjerë ushtarake kundër rrjetit Al Kaeda, duke e larguar nga një prej bastioneve të veta në juglindje të Jemenit dhe duke vrarë qindra xhihadistë.

“Operacioni përfundoi me vdekjen e më shumë se 800 anëtarëve të Al Kaedës dhe të qindra krerëve të tyre si dhe me largimin e xhihadistëve të tjerë të grupit”, njoftoi sot koalicioni arab, që operon në Jemen prej më shumë se një vit.

Ky bilanc shumë i rëndë në humbje njerëzore nuk është konfirmuar për momentin nga burime të pavarura. Për sa i përket viktimave të mundshme civile ende nuk ka informacione.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: