JEMEN- Të paktën 27 ushtarë të Jemenit u vranë në një ofensivë qeveritare, të përkrahur nga forcat saudite, e cila i largoi militantët e Al-Qaedas nga një qytet me rëndësi në juglindje të vendit, kanë thënë sot zyrtarët e ushtrisë dhe punonjësit mjekësorë.

Ndërkohë, jeta i është kthyer normalitetit në qytetin bregdetar të Mukallas, thonë banorët. Më shumë se 60 ushtarë u lënduan në operacionet që nisën në fundjavë, përmes së cilave forcat qeveritare rimorën qytetin Mukalla, kryeqytetin e provincës Haramawt. Qyteti po mbahej nga militantët e Al-Qaedas për më shumë se një vit. Rimarrja e Mukallas ishte pjesë e një ofensive të gjerë kundër ekstremistëve sunitë, të nisur nga forcat pro-qeveritare muajin e kaluar.

Këto trupa ishin përkrahur nga forcat speciale nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, e po ashtu edhe nga koalicioni arab, përmes sulmeve ajrore. Sipas informatave të këtij koalicioni, më shumë se 800 militantë janë vrarë gjatë ofensivës.
(ed.me/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: