Duke u nisur edhe nga rekomandimet e Komisionit të Venecias për reformën zgjedhore, kryeministri Edi Rama në deklaratën për mediat ku foli në lidhje me një marrëveshje të mundshme me opozitën brenda parlamentit, për t’ju plotësuar kërkesën për lista të hapura, deklaroi qartë se sistemi zgjedhor nuk do të preket, po ashtu edhe madhësia e zonave zgjedhore.

“Kam thënë qartë, se ju e dini mirë se që nga krijimi i Këshillit Politik e më pas jemi akuzuar si pazarxhinj që përdorim instrumenta ekstraligjor në korridore e kthina parlamenti për të bërë aritmetikë, për të shkuar aritmetikisht në votime. Jo, nuk do të bëjmë këtë. Kjo nuk është çështje aritmetike, se kjo e fundit s’na ka përkrahur në këtë proces por kjo është një çështje parimore që lidhet me Shqipërinë dhe shqiptarët që ky vend të kalojë reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, me një standard që është botërisht i pranuar si standard i mirë dhe forcim zëri për qytetarët sic është hapja e listave.

Për ne hapja e listave nuk është tabu, por nuk duhet të na rrezikojë arritjet, përfshirjen dhe përfaqësimin e grave në Kuvend. Thënë këto dua të sqaroj se pse nuk bëhet fjalë për ndryshim sistemi.

Duke u ndalur edhe te interpretimi i Venecias për sistemin zgjedhor, sistemin në vetëvete e kemi proporcional rajonal dhe kjo nuk preket pavarësisht se opozita parlamentare do ndryshim sistemi, madhësia e zonave zgjedhore, cdo ndryshim i tyre konsiderohet i sistemit edhe kjo nuk preket, së treti KQZ, kjo preket por si rezultat i marrëveshjes së 5 qershorit. Ndaj atyre që pretendojnë të tregojnë vitin apo vitet që duhen për të bërë ndryshime ju them se ky është një ndryshim esencial shumë më shumë se hapja e listave”,- tha Rama.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb