“Shpresojmë se do të bëhet më mirë” kjo është fraza e cila dëgjon në bizneset e qytetit të Shkodrës, pasi mungesa e një skeme mbështetëse për bizneset, ka bërë që qindra prej tyre të shkojnë drejt falimentimit dhe pjesa tjetër të jenë në kushtet e mbijetesës.

Drejtuesi politik i qarkut Shkodër, Helidon Bushati zhvilloi takime me bizneset për të diskutuar rreth shqetësimeve dhe problematikat e tyre. Disa nga bizneset janë shprehur se situata është e vështirë, ndërsa treguan se xhirot janë zero dhe taksat janë rritur gjatë 8 viteve qeverisje të Edi Ramës.

  • foto galeri

Helidon Bushati: A mendon se duhet me ndryshuar?

Tregtari: Duhet me ndryshuar.

Helidon Bushati :Të tanë bashkë do ta sjellim ndryshimin.

Tregtari: Do fitojmë se u lodhëm prej atij.

Helidon Bushati: Fitorja duhet të jetë e thellë , për të qenë e thellë, duhet shkuar sa ma tepër të votojmë, sa ma tepër.

Rënia e konsumit dhe po ashtu rënia e fuqisë blerëse janë problematikat që kanë evidentuar këto të fundit. Ndërkohë, që thanë se ndihen të harruar dhe të lënë pas dore nga qeverisja 8-vjeçare e Ramës.

Helidon Bushati: T’u lujt domino, në vend që  të punojnë. S’ka punë?

Tregtari: S’ka punë. Kë të marrim , të vdekurit…ata s’çohen më.

Helidon Bushati: A do ta çojmë në shtëpi?

Tregtari: S’durohet më.

Bushati tha se situata në cilën ndodhen bizneset do të ndryshojë pas 25 prillit, përmes vendosjes në zbatim të planit ekonomik dhe sistemit të ri të taksave që do të aplikojë Partia Demokratike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb