TIRANE

“Jemi ende me ju krah për krah”, janë këto fjalët që ambasadorja e re në Tiranë, Yuri Kim zgjodhi t’i thotë në gjuhën shqipe, në fjalimin e parë zyrtar të saj. Ndërsa përmendi mbështetjen e SHBA ndaj vendit tonë, ambasadorja Kim tha se pret që të bashkëpunojë me udhëheqësit në Tiranë, për reformën në drejtësi si edhe luftën ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.

“Kemi qëndruar krah jush, duke mbështetur hyrjen në NATO dhe tani përpjekjet tuaja për t’u anëtarësuar në BE. Sot jemi me ju jo vetëm në mbështetje të lirisë por edhe të së ardhmes së Shqipërisë. E dimë se ka punë të vështira përpara, por është më e lëhte kur ke miq përpara. SHBA janë të përkushtuar të ndihmojnë Shqipërinë të bëhet një aleate më e fortë. jemi të përkushtuar të ndihmojmë Shqipërinë për në BE. Do vijojmë të mbështesim aspiratën për liri e drejtësi.

Pres me kënaqësi të punoj më udhëheqësit e Shqipërisë ndërsa ata ndërmarrin hapa të vështirë, por absolutisht të nevojshëm për të zbatuar reformën në drejtësi, për të ndjekur penalisht krimin e organizuar dhe për të larguar korrupsionin nga sistemi shqiptar. Jam besimplotë që teksa drejtësia të hedh rrënjë më shumë investitorë të tërhiqen drejt Shqipërisë, për më shumë vende pune e mundësi. Nuk ka dyshime se SHBA e vlerëson Shqipërinë si aleatë partnere e mike të vërtetë. Jemi krah jush sot për të mbështetur të ardhmen tuaj si një vend demokrat i begatë. Ndërsa ju përshdes në këtë ditë të bukur edhe pse me shi, më lejoni t’ju them ‘Jemi ende me ju krah për krah’- u shpreh ambasadorja e SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: