Në asnjë moment gjatë këtij sezoni, kur kanë pasur mundësinë të marrin të vetëm kreun, Partizani nuk ka mundur të bëjë hapin e madh përpara. Kjo ishte një tjetër javë kur të kuqtë e kishin një mundësi të tillë, Tirana i dha një asist të madh duke mposhtur kryesuesit laçian por frika për të mos gabuar përballë Teutës triumfojë në fund duke marrë një barazim pa gola që i lë në vend numëro. Pavarësisht pikëve dhe pozicionit, ato nuk mungojnë, për herë të parë këtë sezon, Ilir Daja e vendos ekipin e tij mes favoritëve kryesore për titullin kampion.

Tekniku kryeqytetas ka qenë gjithnjë i kujdesshëm në këtë pjesë duke mos dashur të ushtrojë presion ndaj grupit por deklaratat e presidentit Demi, që në mënyrë konstante e ka vendosur ekipin e tij gjithnjë mes favoritëve, ka bërë që edhe Daja të ndryshojë qëndrim, të paktën publikisht. Nëse i referohemi shifrave të këtij sezoni, organikës së Daja ka në dispozicion, stolit, peshën e fanellës e shumë detaje të tjera, është logjike që të kuqtë të pretendojnë titullin kampion.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb