Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me banorët e njësinë nr.1 në Tiranë ku deklaroi se është i vendosur të bëjë gjithçka për fuqizimin e familjes shqiptare.

Kreu i Partisë së Lirisë tha se kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës

Meta shprehet se “jemi forca e zgjidhjeve konkrete dhe planeve realiste, vepra dhe punë, jo fjalë boshe”.

Postimi i plotë:

Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që të mbështesim dhe të fuqizojmë familjet shqiptare. Kërcënimi më serioz ndaj familjeve sot është dobësimi ekonomik, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe rritjes së kostove të jetesës.

Sot një familje blen më pak, sepse paguan më shtrenjtë për çdo produkt dhe shërbim. Ne jemi forca e zgjidhjeve konkrete dhe planeve realiste. Vepra dhe punë, jo fjalë boshe.

Prandaj kemi propozuar projektligjin për indeksimin e pagave. Prandaj angazhohemi për dyfishimin e pensioneve dhe prandaj pika kryesore e programit tonë është garantimi i pagave dinjitoze për të rinjtë tanë.

Bashkë me kandidatët për Këshillin Bashkiak, Dr.Artan Distafën, kirurg i mirënjohur, Ana Azizajn dhe avokatin Genc Gjokutaj sot vizituam njësinë nr.1, ku pata rastin t’ua përcjell banorëve qëndrimet tona në takimet e ngrohta dhe rastësore. Te njësia nr. 1, si kudo në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, ndihet siguria e ndryshimit që po vjen dhe që të gjithë qytetarët presin me padurim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: