TIRANE- Policia jep detaje të tjera nga operacioni “Early Spring”, dhe tregon momentet kur 110 forca speciale marrin instruksionet e fundit dhe koordinohen me policët e Shkodrës për të mësyrë në Shkodër, aty ku u arrestuan dje 17 persona, u sekuestruan armë, kanabis dhe fara kanabisi.

Në një video të shpërndarë nga policia tregohet momenti kur specialët e policët e Shkodrës flasin me njëri-tjetrin para se të nisnin aksionin si dhe momenti i arrestimit të disa personave që akuzohen për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike.

Operacioni u finalizua pas një hetimi 10 mujor, dhe mes të arrestuarve janë edhe dy kryekomunarë si dhe një punonjës i FNSH-së, që dyshohet se favorizonte kultivimin dhe tregtimin e kanabisit në disa njësi të Shkodrës.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: