Me një video shumë entuziaste, kryebashkiaku Veliaj tregon se si e priti Tirana hapjen pas kufizimin prej masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë së Covid 19.

“Jemi gati. Tirana u hap dhe është më e gjallë se kurrë. #Tiranaisopen #EuropeanYouthCapital2022”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale ku ka postuar një video me gjithë aktivitetet që do rihapen në kryeqytet.

Veliaj rikujton se në 2022 Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, ku do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota dhe do ketë një program ambicioz me shumë aktivitete e do të përpiqet të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane.

Komiteti Teknik i Ekspertëve dha sot lajmin e mirë për lehtësimin e masave pas përmirësimit të situatës epidemiologjike.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb