Dy nëna ukrainase, që ende i kanë fëmijët të vegjël, janë shprehur të gatshme që të vrasin dhe të vriten për të mbrojtur qytetin e tyre të dashur të Odesës nga pushtuesit rusë.

Para luftës Olena Lolesnyk dhe Kamila Suleymanova bënin punë normale dhe kalonin kohën e lirë duke i çuar djemtë e tyre në plazhet dhe parqet e shumta të këtij qyteti piktoresk turistik, i njohur si “Perla e Detit të Zi”.

Por pasi anijet luftarake ruse kërcënuan se do të sulmonin portin e lashtë nga deti, këto gra morën armët për të mbrojtur Ukrainën.

“Jam gati të vras për të mbrojtur qytetin tim, familjen time, vendin tim”, tha Olena, një grua bione për Daily Mail, pasi mori një çmim trimërie nga kryetari i bashkisë.

“Përpiqem të mos mendoj nëse mund të vdes, por jam i përgatitur të jap jetën time për të mbrojtur gjithçka që dua. Nëna ime nuk e di që unë kam shkuar në ushtri. Por ne duhet të mbrojmë tokën tonë. Është për fëmijët tanë.”, tha Kamila. Të veshura me uniforma ushtarake dhe me kallashnikov në dorë, ato qëndruan krah për krah me shokët e tyre meshkuj, ndërsa një bandë ushtarake luante muzikë vendase ushtarake. Parada u mbajt pranë statujës së famshme të Katerinës së Madhe, e cila themeloi qytetin në 1794.

Por tani ky simbol i Perandorisë Ruse tashmë është i mbuluar me thasë rëre dhe i rrethuar nga pajisje ushtarake ukrainase për ta mbrojtur atë nga luftanijet e Kremlinit që kërcënojnë ta kthejnë portin historik në rrënoja. Kurthet e tankeve, telat me gjemba dhe mitralozat kanë mbushur bulevardet me pemë dhe vendkalimet e këmbësorëve në të gjithë qendrën e qytetit.

Formalisht qyteti i katërt më i rëndësishëm në Perandorinë Ruse, dhe me vlerë të madhe strategjike si porti kryesor detar i Ukrainës, Odesa është një objektiv kryesor i Kremlinit. Luftanijet ruse qëlluan me predha në qytet javën e kaluar duke shkatërruar disa ndërtesa.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb