Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka replikuar me Ramën duke i parashtruar 4 pyetje që kryeministri ende nuk u ka dhënë  përgjigje lidhur me situatën e koronavirusit.

Vasili pyet se sa tamponë ka të disponueshëm Shqipëria dhe sa ka porostiur, sa respiratorë de ventilatorë janë në dispozicion, sa komplete mjekësore mbrojtëse për personelin shëndetësor si dhe dozat anti- malarik që po përdoren për të luftuar COVID-19.

Rama u shpreh se në këtë situatë i ra atij për pjesë të jetë ”babai i shqiptarëve”, por Vasili e ka kundërshtuar duke thënë se nuk është ai babai i tyre por një i paditur që duhet të dëgjojë ekspertë në vend që të bëjë monologje ky shfryn ankthin dhe stresin. Po ashtu Vasili ka thënë se Rama nuk mund të gjykojë reagimin e SHBA apo Presidentit Donald Trump ndaj COVID-19.

 

”Sot një lajm shumë interesant dhe shumë pozitiv vjen nga Kosova. 7 mijë tampona sigurohen në kohë rekord shumë të shpejtë, ndonëse janë përballur shumë më vonë me pandeminë se sa ne.

Sot kryeministri është shfaqur dhe është vetëquajtur babai ynë. Ne jemi me fat që nuk është babai ynë. S’mund të jetë Rama babai ynë. S’mund të ketë një fatkeqësi kaq të madhe çdo shqiptar të ketë baba Edi Ramën.

Por si kryeministër, si baba le ta kryejë dhe uroj ta kryejë sa më mirë sot dhe në të ardhmen brenda familjes së vet, dhe uroj që ta ketë kryer edhe në të shkuarën. Por si kryeministër kam një pyetje të drejtpërdrejtë.

1.Sa mijëra tampona ka marrë Shqipëria, sa ka siguruar dhe sa ka për të njohur situatën?

2.Sa respiratorë apo ventilatorë, me frymëmarrje të drejtuar apo mekanikë siç i quajmë janë siguruar për të përballuar sitiatën?

3.Sa mijëra komplete për mbrojtjen e personelit mjekësor janë siguruar?

4.Sa mijëra doza anti- malarik, klorokinë që përodret me efikasitet të lartë në luftën kundër koronavirusit janë siguruar?

Këto përgjigje ne nuk i kemi. Nga kryeministri. Ne nuk jemi këtu për të ndarë as ankthet as shpartallimet e kryeministrit. Kryeministër rri i qetë, përmbahu. Nuk jemi këtu për të ndarë me ty stresin e kësaj karantine të organizuar në mënyrën më diletante, në mënyrë të improvizuar, në mënyrë aprofesionale nga ana juaj. Por të dëgjojmë edhe shfryrjet anksioze të një kryeministri që ndodhet në bisht të situatës.

Kryeministri sot sërish na tregoi pa u ndalur në mllefin e tij ndaj Presidentit amerikan Trump se i paskësh këshilluar keq amerikanët se strategjia që po ndjekin për të përballuar koronavirusin është keq.

Por a mundet ky kryeministër që vetëm ç’fryn në videot e tij pa kuptim dhe shikon male dhe mure me kufoma dhe çmendurira që s’kanë lidhje me pandeminë dhe me bazën shkencore të na thotë që Amerika qenkësh qasur gabim për çështjen e pandemisë. Dhe këtë çështje e paskësh dalluar Edi Rama po kritikoka Presidentin Trump, po e vë me shpatulla pas murit Trump-in dhe shëndetësinë amerikane, dhe ky është i zgjuari, ky është shembulli  se si duhet shembulli që duhet të ndjekë Amerika për të përballuar koronavirusit.

Qytetarë të nderuar unë e refuzoj një sharlatanizëm të tillë. Qofshi ju të gjithë që e ndiqni këtë video, me preferenca të ndryshme politike, mos e pranoni që një kryeministër i tillë të gjykojë SHBA-në. Trumpin dhe çmendurira të tjera që i ka bërë edhe më parë kur u kërkonte amerikanëve mos votonin Trump-in. S’kanë të bëjnë me pandeminë. Pandemia kërkon përgjigje për pyetjet, për testet, për ilaçet, për për mjetet mbrojtëse, mospërdorimi i të cilave përbën krim. Kjo sjell vdekje. Kjo mungesë në detyrë dhe jo këto përalla mediatikem, monologje pa kuptim por janë vetëm shkarkimi i anktheve të pazotësive dhe paaftësive të kryeministrit. Asnjë krahasim nuk duhet të bëjë kryeministri, as me Britaninë, as me Francën dhe as me Italinë. Të cilët kanë krijuar amortizatorë socialë të shkëlqyer në vite dhe kur realitetet e tyre dhe gjendja ekonomike e tyre s’ka hiç të bëjë me qytetarët e varfër të Shqipërisë. Ato vende nuk kanë kancerin e koncesioneve dhe rrëmbimin e miliardave që trondisin ekonominë dhe bëjnë të paaftë të sigurojnë një copë bukë shqiptarëve në  këto ditë izolimi. Prandaj kryeministër, pyet specialistët, ata për pandemisë për pandeminë, ata të ekonomisë për ekonominë. Pranoje që je i paditur. Qoftë nga pikëpamja mjekësore, qoftë nga pikëpamja ekonomike. Dhe shqiptarët duan sot përgjigje qoftë për problemet e tyre të shëndetit për pandeminë që është kryefjalë dhe për atë që i pret më pas, pandeminë ekonomike. Të ftoj të qetësohesh dhe të dëgjosh ata që kanë mënd dhe kanë ç’të thonë. Vetëm transmeto zgjedhjet e tyre dhe kurseja shqiptarëve monologjet tënde anksioze.”- tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb