Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez, në ditët në vijim do të udhëtojë drejt Keivit.

Zëdhënësi i qeverisë Isabel Rodriguez ka bërë me dije se për arsye siguri nuk mund të bëhen të ditura shumë detaje, ndërsa shtoi se kjo vizitë e Sanchez ka për qëllim të tregojë përkushtimin ndaj popullit dhe qeverisë ukrainase.

Sanchez po bën  të njëjtën veprim si edhe disa liderë të tjerë europianë , përfshirë presidenten e KE, Ursula Von der Leyen , kryeministrin britanik Boris Johnson etj që vendosën të shihnin nga afër situatën në Ukrainë.

Ndërkohë ky njoftimi erdhi pas lajmërimit se Spanja së shpejti do të rihapë ambasadën ukrainase në Kiev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb