Harry Kanë prej disa sezonesh po mrekullon në “Premier League” me golat e pafund që shënon. Anglezi ndeshje pas ndeshje po e rrit ndjeshëm performancën e tij dhe për të ardhmen flitet se pas qëndron real Madrid që e shikon si zëvendësuesin e Karim Benzema.

Në 16 ndeshjet e fundit përfshirë edhe kombëtaren “Tre Luane” Kane ka realizuar 17 gola me një mesatare më shumë se 1 gol për ndeshje.

Nëqoftëse kthehemi 3 vitë pas do të gjejmë një Harry Kane shumë ndryshe. Sulmuesi atëherë nuk kishte këtë ritëm dhe ishte shumë më pak i njohur, por ajo që vlen të theksohet është se ishte gjithmonë i gatshëm të sakrifikohej për ekipin.

Në një ndeshje të “Europa League” kundër Asteras Tripolis portieri Hugo Llorris ndëshkohet me të kuqe dhe Tottenham i kishte kryer të 3 zëvendësimet. I gatshëm menjëherë për të zënë vendin e francezit u tregua Harry Kane. Ndonëse nuk ia doli të dhuronte një paraqitje të kënaqshme në katërkëndor Tottenham fitoi 5 me 1 si shkak edhe i 3 golëshit të shënuar nga anglezi gjatë lojës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: