TIRANË

Zëvendës drejtori i ISHP-së Dritan Ulqinaku, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24”, deklaroi se beson se jemi në ditët e fundit të shkërmoqjes së kësaj kolere, siç quajti koronavirusin.

Ulqinaku theksoi se fillimisht do vaksinohet grup-mosha mbi 80 vjeç, kurse shtoi se situata do të vijë duke u përmirësuar.

Dritan Ulqinaku: Do vaksinohet mosha mbi 80 vjeç. Varet edhe nga ekspozimi i personit ndaj ambientit të jashtëm. Këtë grup-moshë e kemi lënë në dorë të mjekut të familjes. Ajo që dihet është se kjo grup-moshë do të vaksinohet para moshave disi më të reja. Jemi në ditët e fundit të shkërmosjes së kësaj kolere. Situata do të vijë duke u lehtësuar, besoj se do të ketë nën 1000 raste në muajin mars.

Ilir Alimehmeti: Duhet pasur kujdes edhe kur bien shifrat. Alpinistët prsh kanë një shprehje që problemi nis në zbritje, për shkak se aty mund të rrëzohesh shumë keq. E, pra duhet të kemi shumë kujdes.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb