Xavi Hernandez, trajneri i Barcelonës, në konferencë për shtyp, përpara sfidës kundër Rayo Vallecano, pa u pyet fare nga gazetarët foli vetë, për këtë moment që po kalon ai dhe klubi:

“Jemi në epokën post Messi, duhet të kemi durim pasi është e ndërlikuar pa të. Leo ishte një lojtar që të fitonte ndeshjen i vetëm. Unë isha i pari që ëndërrova titullin, por nuk ia dolëm. Vitin e ardhshëm do të përforcohemi, por duhet të jemi realist.

Xavi
Xavi

Vitet e fundit të gjithë u shprehnin, kur do të vijë periudha post Messi, kur do të vijë periudha post Messi, ja pra, ajo periudhë ka ardhur dhe nuk mund të them që është e lehtë”, u shpreh Xavi në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: