Protestuesit në Tiranë kanë thënë se e gjithë Shqipëria duhet të jetë në shesh, pasi sipas tyre, jetesa është bërë shumë e vështirë.

Njëri prej protestuesve, tha se ndodhet aty për vajzën e tij e vogël, që nesër, të thotë që nuk e la në baltë.

“Një baba më tha se në darkë ngre duart lart se nuk kam mundësi të plotësoj kërkesat e fëmijës. Një i moshuar më tha që nuk kam mundësi të marr ilaçet menjëherë. E gjithë Shqipëria, Tirana, duhet të jetë këtu, unë jam babai i një vajze, këtu po vij për atë që nesër të mos më thotë vajza baba pse më le në baltë. Kush ka dikë për të mbrojtur, duhet të jetë këtu, e gjithë Shqipëria. Faleminderit”, tha protestuesi.

Pedagogu Jani Marka, u shpreh se janë në luftë me kryeministrin Edi Rama dhe theksoi se ndihma e dhuruar prej tij është qesharake.

“Edi Rama dhe oligarkët po na jedhin cdo ditë. Unë ftoj të thërrasim së bashku, taksoni oligarkët e jo qytetarët. Ti që je punëtor, a të del paga minimale po apo jo? A mjafton rritja qesharake e Ramës. A ju duket tallje ajo 300 mijë lekshi, është tallje, fyerje.

Ju që jeni këtu pensionistë, a ju del pensioni? Po ju që jeni studentë, a keni prespektivë në këtë vend? Po ju që jeni dyqanxhinj a keni prespektivë? Po, po, jemi në luftë, me Ramën dhe duhet ta fitojmë. Atje është cirk, këtu është festival demokracie”, tha Marka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb