Zyrtarisht në vendin tonë janë rreth 17 mijë persona të prekur me grip. Mjeku specialist pranë ISHP, Artan Simaku, u shpreh se në të gjithë hartën gjeografike të vendit janë duke qarkulluar një sërë virozash, si AH1N1, AH3, VIRUSI B, RSV dhe COVID 19.

Sipas mjekut përhapja është me një intesitet mesatar dhe jemi ende larg kalimit në epidemi të gripit.

Të gjitha grupmoshat janë të prekura dhe për të minimizuar përhapjen, mjeku Simaku sugjeron aplikimin e vaksinës së grupit, sidomos për personat mbi 65 vjeç, që janë dhe më të riskuarit.

Aktualisht jemi në pikun e gripit që pritet të zgjasë deri në fillim të muajit shkurt, për shkak edhe të parashikimit të temperaturave të ulta, që sipas specialisteve, favorizon përhapjen e virozave.

(News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb