Ministrja  e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 foli për situatën epidemiologjike në vend, ndërsa u shpreh se ka një rritje të numrit të infektimeve si dhe të viktimave.

Gjithashtu Manastirliu u ndal edhe tek sezoni turistik dhe qendrat shëndetësore verore.

Ministrja bëri me dije se janë rreth 29 qendra shëndetësore dhe se nga 15 qershori e deri më tani janë kryer mijëra vizita kjo edhe për shkak të numrit të lartë të turistëve.

Pjesë nga intervista:

Qendra shëndetësore verore?

Manastirliu: Jemi në pikun e sezonit dhe numri i turistëve është rritur, kemi 29 qendra shëndetësore verore që funksionojnë. Deri më tani nga 15 qershori e deri më tani janë më shumë se 10 mijë vizita apo konsulta, rreth 3 mijë prej tyre u janë ofruar pushuesve të huaj. Pandemia ka qenë një periudhë shumë sfiduese , jetuam një normalitet të ri dhe vijojmë të jetojmë me ngarkesa dhe ngjarje jo të zakonshme. Pra qeveria dhe qytetarët kanë qenë në një mënyrë të re të të vepruarit ku është dashur marrja e vendimeve të shpejta e të drejta. Peshën e kemi ndarë në ekip. Më shumë na ka lodhur situata dhe jo puna.

Ndërsa për luftën në Ukrainë dhe krizën që kjo luftë ka shkaktuar, Manastirliu tha: Për situatën ën Ukrainë qeveria ka reaguar në kohë sa i përket paketës së rezistencës për të mbështetur qytetarët më në nevojë. Në krizat e papritura qeveria tregon veten me mënyrën se si përgjigjet. Paketa e rezistencës është akoma. Patjetër që është prioritet i ynë për t’ju përgjigjur vijimit të asaj se çfarë mund të sjellë kjo situatë dhe jemi duke punuar për të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur. Kjo gjende duhet mirëkuptuar edhe nga qytetarët, ne jemi të angazhuar sa i përket paketës së rezistencës dhe kujdesit për ta që kanë më shumë nevojë t’ja dalim siç ja kemi dalë së bashku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb