Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia, në një intervistë në “News 24”,, duke folur për koronavirusin, deklaroi se qeveria fsheh të dhënat reale në lidhje me personat e infektuar me Covid-19.

Spahia shprehet se nuk ka asnjë transparencë për koronavirusin, duke shtuar se jemi tashmë në prag të kolapsit të plotë të sistemit shëndetësor.

Për Covid-19 nuk ka asnjë transparencë. Duhet transparencë e plotë mbi gjithcka që bëhet për koronavirusit. Kemi zero informacion për origjinën e testeve. Jemi në prag të kolapsit të plotë të sistemit shëndetësor. Në Spitalin Shefqet Ndroqi ka më shumë të infektuar nga se thuhet. E gjitha kjo sjell një dështim të plotë të institucioneve shqiptare.

Nevojitet urgjentisht të merren masa konkrete për garantimin e personelit të nevojshëm, që duhet thënë se është i pakët në raport me pacientët. Mjekët kanë nevojë për trajtim special. Situata kërkon personal të specializuar dhe jo me personel mjekësor të paspecializuar. Kjo sepse në vend të përmirësimit, mund të kthehet më në rrezik për përhapjen e virusit”, tha Spahia.

Më tej Spahia u shpreh se Shqipëia ka bërë pak teste, ndërsa shtoi se qeveria fsheh të dhënat reale. Ai tha se në të vërtetë ka më shumë shtetas të infektuar me Covid-19.

“Shqipëria ka bërë shumë pak teste, 4 herë më pak sesa Bosnja dhe Herzegovina. Testet sot mund të gjendet, sepse nuk jemi më në situatën e parë të pandemisë së Covid-19. Së paku të bëjmë aq sa bëjnë vendet tona fqinje. Institucionet shqiptare e kanë treguar se nuk iu intereson që të publikojnë shifrat reale. Ne kemi informacion se numri i personave të prekur me koronavirus është më shumë sesa  deklarohet”, deklaroi Spahia.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb