Kryetari i Partisë ZGJIDHJA Koco Kokëdhima, në një lidhje live me Skype me “News 24” deklaroi se nëse qeveria nuk merr masat e duhura për situatën, atëherë jemi në pragun e një katastrofe ekonomike.

“Duhet parë si të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzish në Shqipëri dhe të zhvillojëm ekonominë. Kemi mijëra punonjës, që nuk paguhen në këta ditë. Në princip them se kompanitë nuk paguajnë punëtorët, ndërsa nuk janë në funksionim. Duhet të mos mbyllen vende pune dhe kompanitë duhet të vazhdojnë punën e tyre. Duhet bërë një evidentim i qartë i situatës ekonomike në kompani.

Ne duhet të jemi të përgatitur që kjo situatë do marrë muaj. Sesa muaj nuk mund ta themi me saktësi, por do marrë disa muaj kjo situatë. Për mendimin tim, situata do të kapërcojë verën dhe do të arrijë vjeshtën. Duhet bërë një plan 3-mujor i qartë dhe masat nuk duhet të jenë evazive. Sa i takon kredive, mbetet në duart e partnerëve privatë dhe nuk mund të ndërhyjë kryeministri apo guvernatori”, tha Kokëdhima.

Koco Kokëdhima theksoi se masat e marra nga ana e qeverisë për të përballuar situatën nga Covid 19 janë të pamjaftueshme dhe të pjesshme.

“Ne jemi solidarizuar, me gjithë luftën e madhe që bëjnë mjekët, infermierët, policët dhe ushtria e shtetit shqiptar e po punojnë me përkushtim të pashembullt për të përballuar këtë epidemi. Ne jemi për mbështetjen e shtresave në nevojë. Kemi promovuar gjatë gjithë kohës nevojën për solidaritet nga të gjithë pjesëtarët e shoqërisë sonë. Mendoj se masat e marra janë shumë te pjesshme dhe jo në nivelin e duhur për t’iu përgjigjur situatës. Ai plan dhe strategji që synon të përballojë epideminë nuk është totalisht efikas. Duhet që të jenë të tilla që të shpëtojnë jetë njerëzore dhe e dyta mos të ketë pasoja në ekonominë e vendit”, u shpreh Kokëdhima.

Më tej, Kokëdhima deklaroi se mbështetja nga qeveria për sistemin tonë shëndetësor duhet të jetë akoma më e madhe.

Mbështetja e sistemit tonë shëndetësor duhet të jetë shumë më e madhe. Të shikojmë vendet e  ngjashme me ne se cfarë kapitali e paraje kanë harxhuar për sistemin shëndetësor dhe do shohim se investimi ynë është shumë modest. Shqipëria ka nevojë për asistencë më të mirë e të plotë për të menaxhuar këtë epidemi të përhapur në jetën e shoqërisë shqiptare.

Duhet marrë mendimi i ekspertëve se cfarë duhet të bëjmë pas situatës me këtë epidemi. Duhet parë edhe aspekti ekonomik, në të ardhurat familjare dhe në ekonominë e bizneseve. Ne kemi mbështetur masat për të ndhmuar biznesin e vogël dhe familjet në nevojë”, vlerësoi Kokëdhima.

Po ashtu, Kokëdhima nënvizoi se buxheti i shtetit duhet të rishikohet dhe të ribëhet, në përputhje me situatën e koronavirusit.

Ky është një shtet i korruptuar dhe është raskapitur shteti. E kuptoj këtë gjë. Atij tërmetit iu dha zgjidhje në parim. Kërtu bëhet fjalë për situatë tjetër. Nëse thuhet se ne nuk kemi para, është fjali shumë e përgjithshme. Nuk është përgjigje reale. Qeveria duhet të ndryshojë buxhetin e shtetit, por edhe planin për t’iu përgjigjur impaktit shkatërrimtar të Covid 19 në ekonomi. Buxheti duhet të ribëhet, të ndryshojë rrënjësisht. Duhet ulur impakti negativ. Nuk duhet vetëm t’iu themi njerëzve që thjesht rrini larg njëri tjetrit.

Ndërmarrjeve duhet t’u lëmë orar pune për shembull nga ora7 deri 16, dhe me masa të forta. Lëvizja duhet të nisë prsh nga ora 7 që njerëzit të kenë kohë reale për të dalë. Qeveria duket sikur funksionon nga bunkeri. Qeveria duhet të përshtatet me situatën, jo të merren vendime që dalin vetëm nga një qendër e vetme. Qeveria daneze u ul në tavolinë, bisedoi me sindikata dhe me dhomat e tregtisë, duke thënë se mbështesim kompanitë etj. Pasojat i kanë të gjithë, o punon ose nuk punon”, deklaroi kreu i partisë ZGJIDHJA, Kokëdhima.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb