Për 1 maj, PSD bën “plazh” në oborrin e Qeverisë së Kosovës. Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para Kryeministrisë së Kosovës.

Anëtarët e kësaj partie kanë vendosur një shezlon me çadër dhe një pije.

PSD gjithashtu ka vënë një tabelë ku shkruan “jemi në pushim vjetor (365) ditë ndaj të drejtave të punëtorëve”.

  • foto galeri
  • foto galeri

Donjeta Demolli nga PSD, tha se kryeministri Kurti nuk ka ndërmarrë asnjë iniciativë për t’iu ndihmuar punëtorëve.

PSD në vazhdimësi zhvillon aksione kundër veprimeve të Qeverisë Kurti, para disa javësh ka organizuar edhe një protestë kundër Marrëveshjes së Ohrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb