Trajneri i Vllaznisë, Mirel Josa ka komentuar fitoren 4-1 ndaj Laçit.

“Unë nuk mund të them provë e vazhdimësisë. Çdo ndeshje duhet të vlerësohet njësoj, si në Kupë, si në kampionat. Jemi në një rrugë të mbarë. Nuk duhet të shikojmë, veçse lojën tonë. Skuadra e qarkulloi mirë topin. E vuri në presion kundërshtarin. Ata luajtën me 5 mbrojtësa dhe më pas me 4. Çdo gjë u kthye pas minutës së 35-të kur shënuam golin e dytë. Edhe goli i pësuar nuk më entuziazmon. Loja mund të kthehet normalisht. Jam i kënaqur dhe mos të bëhem hipokrit, me mënyrën se si u shpreh. Gjithashtu edhe për gjëra të tjera që i kemi pasur në gjëra që kanë kaluar. Ne i përmirësuam sot.

Vllaznia si Ferrari? S’është problemi aty. Ne duhet të luajmë me kolektivitet. Këtë e kam parë që në fillim te Vllaznia. Gjërat e tjera janë gjëra që duhen përmirësuar, si problemet taktike, mënyra se si skuadra shprehet. Mua më kënaq rezultati, fitorja për faktin se skuadra ka 4-5 ditë, ndeshjet janë të ngjeshura.

Oshilacionet? S’mund të thuash se morën fund. Unë dua të respektohet çdo kundërshtar. Në këtë mënyrë respektojmë punën tonë.

Ardit Hoxhaj? Nuk i vë nota futbollistëve, por skuadrës. Sot ishte më mirë se javën e shkuar”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: