Analisti Arjan Vasjari, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Shqipëria është realisht në situatë dramatike.

Vasjari theksoi se KQZ ka lindur në një situatë vërtetë problematike për vendin. Ai shton se trysnia e ushtruar ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është më së shumti negative.

“Celibashi nuk ka lidhje nëse listat janë të hapura ose të mbyllura, sepse Kodi Zgjedhor u bë nga partia. KQZ ka lindur në kontekst problematik. Situata është shumë e rëndë. Kemi opozitë që doli nga sistemi dhe maxhoranca hyri e vetme në zgjedhje në një mënyrë skandaloze. KQZ duhet të ketë trysni, por kjo trysnia nuk duhet të jetë negative.

Procesi është multivektorial dhe nuk e prodhon gjithçka KQZ-ja. Përgjegjësinë më të madhe e ka qeveria, e ka policia, e ka administrata. Ne po bëjmë kompromis që të kemi zgjedhje sa më të mira. KQZ po vepron në situatën dramatike që jemi”, tha Vasjari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb