POLIÇAN

Rreth 130 punonjës të Kombinatit Mekanik në Poliçan kanë rreth një vit e gjysmë që  nuk paguhen për punën e tyre. Ata u bënë bashkë këtë të martë, në një protestë përpara dyerve të Kombinatit dhe kërkuan pagat e prapambetura. Teksa apeluan Ministrinë e Mbrojtjes për transparencë punonjësit kërkuan që përgjegjësit të japin llogari nëse kombinati ka falimentuar.

Protestës iu bashkuan edhe ish-punonjësit e larguar padrejtësisht nga puna të cilët edhe pse kanë fituar proçeset gjyqësore deri më tani nuk janë dëmshpërblyer.

Protesta përpara ministrisë së Mbrojtes, deri në greve urie, janë hapat e radhës që do të ndjekin punonjësit nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb