Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për mediat pas mbarimit të takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Meta duke u pyetur për protestën e 6 dhjetorit, theksoi se do të jenë përballë atyre që kapin shtetin dhe minojnë procesin e integrimit në BE.

“Nuk është çështje policie, por kushtetute. Jemi për Shqipërinë Europiane dhe jo për regjim policor. Në datën 6 përballë përgjegjësve për kapjen e shtetit dhe minimin e procesit të integrimit të BE. Sigurinë e Europën e kërcënon mafia që kërcënon shtetit për ta kthyer Shqipërinë në bazë logjistike të mafies. Nuk vjen problemi i sigurisë nga qytetarët e Tiranës dhe ata të mbarë Shqipërisë duke protestuar.”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: