Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka qenë në Përmet, nga ku foli për situatën aktuale politike.

Kryemadhi theksoi se Shqipëria sot gjendet përballë një të keqe të madhe. Ajo shton se Rama iu ka hequr shërbimet qytetarëve e se më 25 prill, do i thuhet “stop”.

  • foto galeri

Fjala e plotë e kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi:

Do dëshiroja që falënderimi të vijë pas datës 25 prill sepse ajo që ne kemi diskutuar gjithmonë me Vangjelin është që gjithmonë njerëzit e kane votuar LSI sidomos që me ardhjen e Vangjelit në LSI që para 11 viteve. Ne kemi komplet një funksionim tjetër të strukturës.

Ajo që dua të theksoj është që kandidimi i Elitit për të qenë në listën fituese të LSI sepse nuk është çështje mandati sa është çështje rezultati dhe atë se cfarë ne do të përkthejmë pas datës 25 prill për qytetarët tanë, është me  e rëndësishme sesa numrat që një kemi në Parlament. Kur më pyeti gazetarja dhe më tha 2 mandate, ne mund të marrim dhe 3 dhe 4 i thashë por nuk është problemi as te numrat. Është problemi te përgjegjësi që ne marrim përballë njerëzve. Te angazhimi që marrim përballë njerëzve. Kur vinim rrugës diskutonim njerëzit si jetojnë këtu dhe me cfarë jetojnë.

Si e ndërtojnë mënyrën e jetesës, si funksionin ekonomia, si ju përgjigjen institucionet e shtetit qoftë shëndetësia, qoftë arsimi, qoftë infrastruktura, si e kanë këtë shërbim të drejtpërdrejt te njerëzit. Dhe në fakt një nga problemet kryesore që ne shikojmë jo vetëm në qarkun e Gjirokastrës por në të gjithë Shqipërinë është mungesa e vëmendjes. Largimi që ka ndodhur në të gjithë hapësirën dhe administrimin institucional qoftë kjo e shtetit, qoftë të shëndetësisë, qoftë të arsimit, qoftë të policisë dhe sigurisë, janë kthyer në struktura militante të cilat nuk i shërbejnë më.

Ka rëndësi shumë të madhe angazhimi i të rinjve dhe të rejave. Ne kemi shumë të rinj që janë nga Përmeti, nga Këlcyra që janë në Tiranë, kanë  mbaruar studimet, punojnë atje, është shumë e vështirë që ata të kthehen dhe të jetojnë përsëri në Përmet apo në Këlcyrë. Edhe pse zona e Përmetit ofron mundësi pafund përsa i përket  turizmit, ekonomisë, zhvillimit apo dhe projekteve  qe janë bërë me BE në kuadrin e cross borderave. Ne mendojmë që turizmi nuk është  thjesht një muaj apo dy muaj siç e ka kthyer qeveria shqiptare.

Turizmi në Shqipëri me klimën që ka duhet të jetë 12 muajt e vitit. Por që të kesh një turizëm të zhvilluar që prodhon ekonomi i cili krijon vende pune, krijon pagë të mire paguar, krijon mundësinë  e funksionimit dhe lëvizjes së lirë të njerëzve, kërkon mbështetje nga shteti akoma më shumë në këtë situatë pandemie që kjo situatë e ka bërë shumë të vështirë angazhimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës, por e ka çuar në mbylljen e bizneseve dhe mungesa e mbështetje  nga qeveria, pagat e luftës të famshme që akoma nuk kanë marrë të parat jo më të vazhdojnë më paketën e dytë dhe të tretë. Siç ka ndodhur në Kosove, Maqedoni, Mal të Zi, sic ka ndodh në të gjitha vendet e rajonit, nuk është ndjerë akoma as në Tiranë. Një nga problemet tona kryesore është ajo cfarë do të ndodhë mbas 25 prillit sepse ne e kemi mëse të qartë se cili do të jetë rezultati i 25 prillit. Rezultati i 25 prillit është ajo cfarë ndodhi në Elbasan më përpara, aty ku njerëzit e përzunë dhe i thanë ik largohu sepse nuk duam të të shikojmë. Ku Elbasani është vetëm 17 minuta larg Tiranës, ka papunësinë më të madhe, ka mungesën e ekonomisë, ka biznese të falimentuara ka varfërinë më të madhe. Ndërkohë që sot njerëzit nuk kanë më dëshirë ta shikojnë jo si individ por si fenomen. Sepse është fenomeni që i varfëroi shqiptarët, i largoi shqiptarët nga Shqipëria, i largoi të rinjtë dhe të rejat nga Shqipëria. Prandaj dhe angazhimi ynë nuk ka të bëjë vetëm me 25 prillin. 25 prilli ka të bëjë me ndryshimin për të ndëshkuar çdo njeri që nuk mban fjalën, çdo politikan që nuk iu përgjigjet.

25 prilli është për të shkuar në kuti dhe për të votuar. Angazhimi jonë si LSI është për ti dërguar deri në fund. Ashtu siç i kemi në këtë program që janë 5 prioritetet kryesore, arsimi, formalizimi i ekonomisë, rritjen e saj, rritjen e lindshmërive, pasi pak kaq vitesh, ne kemi vdekshmërinë më të lartë se lindshmëria, gjë që do të thotë se po plakemi me ritme shumë të shpejta. Ajo që ne mendojmë dhe është shumë e rëndësishme është fokusimi tek angazhdimet tona dhe premtimet që do mbajmë. Me shquhemi që mbajmë fjalën, ne e dimë t’ju përgjigjemi njerëzve, sepse është e vetmja forcë politike se që nga krijimi i saj ka ardhur duke rritur numrin e votave, është parti e qendrës së majtë, e majtë, parti që socialistët e gjejnë veten shumë më shumë në LSI, sesa në rilindje. Jam e bindur që socialistët e Përmetit e shikojnë Vangjel Tavon më socialist se Bledi Çuçin.

Ju e dini shumë mirë që kur ne luftonim në 96-97 për kushtetutën e në 94, nuk e kishim sa Çuçin e asnjë tjetër nga këto  që përfaqësojnë rilindjen. Ishin socialistët, ne ish-freshistët që ishim në krye të çdo proteste, angazhimi e nisme që kishte të bënte me demokracinë e vërtetë, me rritjen e strukturave të partisë.

Sot ne ja ku jemi. Sot jemi përballë një të keqe, që kërkon tjetërsimin tonë. E diskutuam edhe në Gjirokastër. Largimi i të gjithë drejtorive rajonale nga Gjirokastra, drejt Fierit, Vlorës dhe Tiranës ndoshta. Çfarë po ndodh. Po ndodh që të largosh edhe një spital rajonal, Përmetit i bie më mirë ta kalojë të sëmurin në krah, klandestin se të shkojë deri në Fier. Mungesa e vëmendjes dhe largimi i të gjithë infrastruktës dhe shërbimi për qytetet si Përmeti, Memaliaj, Tepelena, çfarë po bën, po i detyron të largohen. Mirë me ekonominë që i detyroi të largohen, tani po i detyron të largohen me mungesën e shërbimeve, arsimit, strukturës shëndetësore. Tashmë me marrë një certefikatë ne nuk kemi më mundësi ta merrni këtu, por sipas llogjikës së Ramës, njerëzit duhet të harxhojnë mijëra lekë, që ti hipin furgonit, për të shkuar qoftë në Gjirokastër apo në Lushnje.  Rritja e shpenzimeve për qytetarët është mjaft e madhe. Prandaj dhe ne në 25 prill e kërkojmë votën tuaj, që të zhbëjmë këto rregulla absurde të Ramës, por kanë vetëm një gjë. Largimin e njerëzve, rritjen e pakënaqësisë dhe largimin e tyre. Unë do të ju bëja thirrje të votoni Eltin, të votoni kë ju pëlqeni në LSI, janë 6 kandidatë, burra e gra, që përfaqësojnë LSI, vlerat e saj, integritetin tonë dhe ajo që është më e rëndësishme është se jam e bindur se siç ka kujdesin e një mjeku Vangjeli që hap telefonin, ashtu dhe si politikan është nga të vetmit që është 24 në 24 orë, aq sa unë i them që baterinë e telefonit na e hedh në tokë ne kur ka për të zgjidhur hallet e njerëzve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: