Një 58-vjeçare palestineze ka kryer me sukses një transplantim të veshkave, dhuruar nga 56-vjeçari Yigal Yeoshua, i cili ndërroi jetë të hënën, pasi u godit me një tullë në kokë gjatë trazirave.

Gruaja e identifikuar Randa Aweis, u shpreh tepër falenderuese ndaj gruas së burrit që i dhuroi veshkën, e theksoi se ata tashmë, “janë një familje’. Yehoshua u sulmua ndërsa ishte duke shkuar në shtëpi nga një ngjarje fetare aty pranë.

Protestuesit dogjën disa sinagoga dhe shkatërruan disa automjete. “Ne do të bëjmë llogari me këdo që ka marrë pjesë në këtë vrasje,” tha Kryeministri Benjamin Netanyahu ditën e vdekjes së Yehoshua.

Në vend që t’i përgjigjej vrasjes së Yehoshua me zemërim, familja e tij zgjodhi të dhuronte dashuri dhe jetë. Organet e tij u dhuruan njerëzve në të gjithë vendin: mushkëritë e tij një burri 69-vjeçar, mëlçia e tij një gruaje 22-vjeçare, një veshkë Aweis dhe e dyta 67-vjeçari Itzik Hodera.

Burimi: Jerusalem Post
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: