Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola ndaj Gjeorgjisë. Pas përfundimit të ndeshjes në Air Albania, për mediet folën protagonistët e tyre, ku dhanë mendimin e tyre për atë që panë në fushë.

Futbollistët kuqezi nuk mund të ishin të kënaqur me rezultatin, gjithsesi, premtuan se gjërat do ndryshojnë me nisjen e Nations League në qershor. Odise Roshi, lojtari i Shqipërisë tha:

“Dua të them që ishte ndeshje e mirë. E dominuam lojën. Gjeorgjia ka një ekip të mirë fizikisht dhe patëm rastet tona. Sot atmosfera ishte e bukur. Ne jemi të mërzitur. Ky rezultat nuk na kënaq.

Pozicioni- Unë i përshtatem më shumë skemës 4-4-2. E rëndësishme është që të luash. Ishte një ndeshje që doli 0-0, por ishte pozitive.

Ne duhet t’i besojmë trajnerit. Asllani bëri paraqitje të mirë. Gjithashtu, edhe Çekiçi luajti mirë” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb