Në vigjilje të finales, Carlo Ancelotti përpiqet të mbajë grupin të qetë dhe të shfaq optimizëm, në situata të tilla italiani është një mjeshtër i vërtetë:

“Të vish në finale është një sukses i madh për ne, të arrinim këtu ishte e rëndësishme pasi kemi zhvilluar një sezon të mirë, jemi shumë pranë për të arritur maksimumin”, u shpreh Carlo duke shtuar:

“Ambienti është i qetë, kjo skuadër di të menaxhojë shumë mirë këto tip ndeshjesh. Ne duhet të tregojmë cilësitë tona. Do të jetë një ndeshje me intensitet dhe me shumë vertikalizime. Çdo ndeshje është një histori më vete, ka gjithnjë një strategji të re, pra nuk mund të bëjmë krahasime, e as të flasim për individë. Një finale mbetet gjithnjë një finale, mund të ndodh gjithçka, duhet të jemi të jemi gati për gjithçka”, theksoi Ancelotti në konferencë për shtyp.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb