Pedagogët e Universitetit Luarasi në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” kanë shpjeguar sesi po shkon mësim-dhënia online.

Ata u shprehën se mësim-dhënia online me studentët e këtij universiteti ka shkuar në mënyrë të shkëlqyer, ndërsa thanë se gjithcka ka ecur në bazë të kalendarit akademik.

Një prej pedagogeve të Universitetit Luarasi, Anni Dasho Sharko tha se madje nuk kanë pritur një performancë kaq të mirë të studentëve online.

Ndërsa, pedagogu Mateo Spaho përsëriti se Universiteti Luarasi vazhdon që të prodhojë studentë tepër të aftë për tregun e punës në Shqipëri, por edhe jashtë, pasi shumë studente të Luarasit kanë mundësi që të shkollohen e punojne edhe jashtë vendit, pasi diploma njihet edhe në disa universitete në Amerikën Qendrore e në atë Veriore, si SHBA e Kanada.

Profesoresha Anni Dasho Sharko: Ne përpiqemi që të bëjmë një urë lidhjeje sa më të mirë mes gjimnazit dhe universitetit. Ne po bëjmë këta kohë sa më mirë duke dhënë mësim online.

Profesoreshë Dr. Rrozana Konomi: Ne pedagogët e drejtësisë ishim më skeptikë, sepse kemi ca lëndë që na duhet të komunikojmë me studentët. Leksionet bëhen në përputhje me standardin akademik. Jo vetëm në klasa, por edhe online ne japim mësime tepër të mira. Ne jemi shumë të suprizuar me rezultatet që kemi marrë deri tani. Kjo metodë ka sjellë ca rezultate, që ne nuk i prisnim, pasi studentët janë po ashtu aktivë. Klasat reale janë kthyer në virtuale. Kjo metodë ka zbuluar vyrtyre më të mira të studentëve.

Profesor Mateo Spaho: Me metodat online, studentët janë më aktivë. Një student tani mund ta dëgjojë leksionin në një qetësi të plotë. Ai ka tashmë kënaqësinë për ta ndjekur dhe mund të bëjë pyetje, sepse pedagogët i ka në dispozicion. Me metodat online, mund të shikojë sesi të zbatojë një detyrë. Tashmë brezi i ri përdor mirë kompjuterin, ndërsa metoda është përshtatur sipas degës së studentit a studentes.

Profesoreshë Anni Dasho Sharko: Edhe profesionistët e TIK bënë disa tutoriale shumë të rëndësishme për të ndihmuar maksimalisht këdo që arrin që të aksesojë sistemin kompjuterik. Falënderoj ekipin që ka jep kurajo në mësimin online. Provimet do të bëhen edhe online, sepse ne kemi zgjedhur disa tutoriale, që janë vërtetë të mira për të bërë testime. Do bëhen testet dhe viti akademik shpresojme se do të mbyllet fiks në kohën që parashikohet.

Profesoresha Rrozana Konomi: Ne kemi përgatitur të gjitha skenarët e mundshëm. Ne kemi skenarët për të përdorur, për cdo lloj situate, pasi dihet se jemi në një pandemi dhe askush nuk e di sesi mund të ndodhë. Ne kemi edhe provime online, sepse jemi të pajisur me tutorialë të rëndësishëm. Do ia dalim mjaft mirë mendoj.

Profesor Mateo Spaho: Maturantët pas pak do të kenë provimet. Disa prej tyre nga ne ikin jashtë shtetit. Por këtë vit ndoshta nuk shkojnë, sepse ndodhi pandemia. Ne kemi lidhje me universitete në Amerikë dhe në Kanada. Bashkëpunimet e Universitetit Luarasi janë të lidhur me universitete në Amerikën Qendrore dhe Veriore. Luarasi përgatit studentët edhe për tregjet e huaja.

Profesoreshë Anni Dasho Sharko: Mësimi online është bërë me një profesionalizëm nga pedagogët tonë të brendshëm dhe të jashtëm. Jemi totalisht me studentët dhe ftojmë cdo maturant që të zgjedhin Universitetin Luarasi si një portë hyrëse në tregun tonë dhe atë të huaj.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb