Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa po vazhdon të jetë zëri i popullit të Kosovës në botë.

Sot në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ylli shqiptar ka vendosur që të rikthejë vëmendjen te rëndësia e liberalizimit të vizave.

Dua ka shpërndarë postimet e llogarisë zyrtare të Republika Agency në të cilën rikthehet fushata e krijuar gjatë festivalit të vitit që lamë pas të “Sunny Hill” me moton “Set Me Free (Më lër të lirë)”.

Në postim më tej thuhet se liberalizimi i vizave për Kosovën mbetet një premtim i papërmbushur që nga viti 2011 dhe teksa propozimi i Bashkimit Evropian është në pritje bashkë me të është edhe liria e lëvizjes për qytetarët.

Sipër postimit, artistja 27-vjeçare ka vendosur disa ‘emoji’ me duar që bëjnë shqiponjën dykrenare.

  • foto galeri
  • foto galeri

Theksojmë që Dua bashkë me yjet tjera shqiptare me famë botërore, si Rita Ora dhe Bebe Rexha tregojnë me krenari prejardhjen e tyre dhe në festat kombëtare nuk mungojnë asnjëherë urimet e ndjera për vendin e tyre.

Dua dhe Rita gjithashtu kanë kontribuar edhe me koncerte të organizuara në Kosovë dhe Shqipëri ndër vite, të fundit ishin ato në vitin 2022 kur Lipa perfomoi në Prishtinë në kuadër të Sunny Hill Festival dhe më pas në Tiranë për 28 nëntorin, ndërkaq edhe Ora në muajin shtator mbajti një koncert në kryeqytetin shqiptar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by REPUBLIKA AGENCY (@republikaagency)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb