Një ngjarje makabre ka ndodhur këtë të enjte në fshatin Bucimas të Pogradecit.

Një 44 vjecar Cekici Olsi Cekici ka therrur me thikë nënën e tij në fyt dhe më pas kokën e ka vendosur në derën e shtëpisë. Skena e tmerrshme ka qenë e rëndë edhe për policinë.

Një nga fqinjët e autorit, shprehet se Olsi Cekici ishte person problematic, rrihte nënën dhe po ashtu ka qenë edhe në cmendinë në Elbasan.

“E rrihte nënën. Thonë që pinte edhe lëndë narkotike. Sot ndodhi kjo që ndodhi. Unë isha brenda kur më thanë. Ia kishte prerë kokën e ia kishte varur në derë përjashta, në rrugë. Nuk e kemi parë ne, por kështu thonë. Thonë që thërriste ndihmë, ndihmë, por asgjë. Këtu shteti duhet që të funksionojë. Unë habitem se cfarë doktori është ai që ka dhënë firmën për të dalë. Ai duhet futurtr në burg”, tha komshiu.

Ndërsa një fqinje deklaroi se: “Nuk di cfarë të them. Vetëm të vërtitura kemi dëgjuar. Ishte zonjë grua, por ai ishte me penallti. Ishim brenda, nuk ishim jashtë. Dëgjuam të bërtitura, që ulëriste. Po thërrisnin e vrau , e vrau. Ai ishte problematic shumë”, tha ajo.

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb