Është derbi dhe derbi meriton më të mirën, ndaj edhe Federata Shqiptare e Futbollit është në siklet. Duke qenë se javët e para të sezonit të ri janë shoqëruar me polemika të shumta rreth gjykimit, FSHF ende nuk di si të veprojë me arbitrin kryesor të ndeshjes Partizani-Tirana. Ai që ka gjykuar sfidat e fundit mes dy klubeve të kryeqytetit, ka qenë Lorenc Jemini, ndërsa duket se Tirana nuk e preferon gjyqtarin nga kolegjiumi i Tiranës.

Arsyeja ka të bëjë me supersticionin kryesisht, duke qenë se me të në fushë, Partizani nuk ka humbur asnjë nga 5 derbit që arbitri më i mirë ne vend nga gjykuar, por edhe sepse në ndeshjen e fundit ndaj Kukësit, bardheblutë pretenduar një 11-metërsh, të cilën Jemini nuk e akordoi dhe kjo gjë u bë burim polemikash.

Nga ana tjetër është Enea Jorgji, gjyqtari nga Kolegjiumi i Elbasanit, që duhet thënë se nuk i ka pasur aspak marrëdhëniet e mira qoftë me Tiranën dhe qoftë me Partizanin. I akuzuar nga dy klubet kryeqytetase si mbështetës i Skënderbeut, Jorgji shpeshherë ka përfunduar në syrin e ciklonit në lidhje me vendimet e tij, sidomos në ato të pjesës së parë të sezonit luajtura në Korçë, Skënderbeu-Tirana dhe Skënderbeu-Partizani.

Gjithsesi, duhet thënë se derbi është një tjetër ndeshje dhe rrallëherë në vitet e fundit ka ndodhur që arbitri të jetë protagonist me vendimet e tij. Por gjithsesi, në një 90 minutësh të tillë, polemikat janë të pashmangshme.

(J.Selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb