Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbajtur sot një takim me shoqërinë civile.

Pjesë e personave të cilët kanë folur, ishte edhe juristja Enida Kaziu, e cila ka akuzuar Berishës se është një nga fajtorët për gjendjen në të cilën ndodhet vendi.

Ajo ka bërë thirrje që të ngrihen struktura të cilat do t’i vijnë në ndihmë individëve të varfër, atyre të pamundur fizikisht dhe personave të cilët sipas saj janë në situata ku u rrezikohet jeta.

“Jam e gëzuar që më në fund ti Altin paske një mikrofon se më ke sulmuar shumë herë për mikrofonin. Jam Enida Kaziu, juriste, nga Durrësi, pa parti, besimtare mbajta goxha shënim por po flas pa bllok.

Kam qenë pjesë e protestave kur e kam ndjerë. Kam të afërm nga të gjitha partitë edhe pse unë nuk jam pjesë e tyre. Gjysma nga ju janë në gjendje të mirë financiare dhe në pozita pune dhe edhe besimtar pasi u dëgjuan disa fraza.

Ndjesë i nderuar Berisha por jam e bindur që jeni bashkëpërgjegjës për gjendjen ku ndodhet tashmë Shqipëria.

Sepse jam e sigurt që duke nisur nga pozita financiare e juaja, familjes suaj, kolegëve, meqë siç tha Kreshnik Spahiu Shqipëria është më e rëndësishmja, të paktën të ngriheshin struktura për të strehuar njerëzit që po hanë ushqim nga kazanët e plehrave, për ata që janë me të meta fizike, ata që po shesin veten dhe…

Altin mos më pengo, nuk jam këtu për të fyer njeri. Si shoqëri civile jam pro bashkimit kombëtar. Le të ceket edhe tema e bashkimit kombëtar, por do të ishte mirë edhe një autokritikë nga opozita, unë kështu e shoh. Edhe pse jam në moshën e bijës suaj.

Nuk jam këtu për të sulmuar askënd, por për të thënë që është shumë emergjente që të gjithë ata të cilët e konsiderojnë veten atdhetarë, të bëhen më solidarë dhe të japin një pjesë nga pasuria e tyre për këta persona.

Do vij edhe tek data 7, por është emergjente sepse protesta mund të funksionojë ose jo. Mos më ndërprit, jam pa parti unë vëlla, këtu kam ardhur si qytetare e thjeshtë.

Të japë model atdhetarizmi secili sepse për të larë për të lyer nuk jemi këtu. Jam dashamirëse ndaj protestës së datës 7 por secili që foli për protestën e teatrit e për lule, të lutem të lutem të lutem….

Jo nuk ka asnjë ndërhyrje, nuk kam ardhur për sherr. Kam ardhur këtu për të thënë mendimin tim. Altin mos më bëj zhurmuesin. Vëlla është shumë e rëndësishme kjo, të lutem.

Jam shumë kritike ndaj pozitës sepse si kjo qeveri ska pasur kurrë, edhe djalli e ka zili këtë qeveri që është sot, të lutem Altin mos më bëj zhurmuesit. Nëse e duam Shqipërinë të japim nga xhepat tonë dhe të japim kontributin për të ndërtuar struktura për personat që janë në rrezik jete.

Nuk jemi këtu vetëm për të bërë fasada”, është shprehur ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb