Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka thënë në foltoren e Kuvendit se qeveria po varfëron shqiptarët dhe s’po i ndihmon ato në këtë periudhë krize që po kalon bota.

Demokrati nënvizoi se janë rritur drastikisht çmimet e produkteve të shportës, ndërkohë sipas tij, ndihma që po jep qeveria është qesharake. Sula tha ndër të tjera, se Shqipëria është zbrazur nga rinia për shkak të politikave të ndjekura nga qeveria e Edi Ramës, ndërsa pohoi se në vend ndodhen vetëm të moshuar e administratë publike.

“Këtu fajin e kanë ata që marrin miliardat, të inceneratorëve, ata që marrin fondet e buxhetit të shtetit. Sulltani e ka fajin që s’le gjë pa bërë. Si mund të gënjejë robi, kam marr çmimet në supermarket, shtator 2021 shtator 2022. Janë rritur, makaronat, buka, orizi, kosi, djathi, veza, gjalpi. Pra është dyfishuar çmimi brenda një viti. Tha ministrja që kemi rritur edhe për pensionistët.

Po, i ke rritur po ke bërë indeksimin, a e dini që për tre muaj i dhatë 30 mijë lekë të vjetra pensionistëve, e më pas si dhatë më. 10 bukë e 5 feta keni dhënë. Jepini më shumë, ndërsa Kosova i dyfishoi ndihmën ekonomike familjeve në nevojë. U tha që paga minimale do të shkojë 340 mijë lekë, 20 mijë të vjetra, i bie 15 bukë në muaj. Kjo është e vërteta. Duhet të kuptojmë një gjë që jeni shkëputur nga realiteti. A besoni se ka njerëz në Shqipëri? Nuk ka njerëz më, nëse regjimi i Hoxhës të fuste në burg, ju keni gjetur rrugën më të thjeshtë, përzeni demokratët, fukarenjtë, e mbani administratën për vota. Këtu kanë mbetur vetëm pleqtë. Po shihni gomonet në La Mansh si po ikin shqiptarët”, tha Sula.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: